Transmetuar më 13-02-2018, 14:22

Mazhoranca dhe opozita bien dakord për të paktën procesin e hapjes së negociatave me BE-në. Në përmbyllje të takimit dy ditor të komitetit ndërparlamentar të stabilizim asociimit palët kanë rënë dakord ti kërkojnë vendeve anëtare të BE-së të rekomandojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe të caktojnë një datë.

Në përfundim të mbledhjes, Genc Pollo tha se përfundimi "është një dokument i mirë me të cilin ne jemi të gjithë të kënaqur, se ndryshe nga ç’ndodh në seancë plenare, vendimet morën votat e mazhorancës dhe të europarlamentarëve". 

Nga ana e tij deputeti Taulant Balla vlerësoi dakordësinë e plotë me opozitën për rekomandimet e Këshillit. “Më në fund ne kemi një dakortësi të plotë mazhorancë- opozitë për rekomandimet që Komiteti i Stabilizim Asocimit i drejton Këshillit, Parlamentit Evropian lidhur me mënyrën sesi Komiteti i sheh çështjet kryesore. 

Lajmi kryesor për ju është sigurisht fakti që të gjithë u bëmë bashkë europdeputetët dhe deuptetët shqiptarë për ti kërkuar vendeve anëtarë përmes Këshillit dhe Komisionit në rradhë të parë që të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë, për caktimin e një date për fillimin e ngegociatave. 

Gjithashtu Komiteti vlerëson arritjet e deritanishme në përmbushjen e 5 prioriteteve kryesore kyçe në rrugën tonë drejt integriteti europian dhe sigurisht vlerësohet lart përputhmëria 100% e politikës sonë të jashtme me atë të Bashkimit Europian”, tha Balla.

Edhe drejtuesja e delegacionit të PE-së tha se beson fort se Shqipëria do të marrë rekomandimin për çeljen e negociatave./b.l/noa.al/