Transmetuar më 13-02-2018, 14:06

Fansat e aplikacionit të cilët dikur ishin skeptikë rreth ndryshimeve tashmë janë rikthyer në shërbim falë disa karakteristikave të mrekullueshme.

Kjo pasi po rezulton se aplikacioni i mesazheve nuk është i mirë vetëm për të mbajtur kontaktet me të afërmit, por ka edhe disa gjëra të tjera zbavitëse që mund të bëni me të.

Këtu janë 5 gjëra që nuk e dinit se mund të bënit me aplikacionin e Messenger nga Facebook.

1-Ju mund të dërgoni para tek miqtë apo familja, përmes Messenger (nëse jetoni në SHBA, apo Mbretërinë e Bashkuar ju mund ta përdorni aplikacionin edhe si shërbim bankar).

2-Reagoni edhe gjatë një video thirrjeje nëse jeni duke bërë një video thirrje, ju mundeni megjithatë të reagoni me një like, love, apo formë tjetër të butonit nga Facebook.

3-Facebook Messenger u mundëson të rezervoni një tavolinë në restorant. 

4-Facebook Messenger po ashtu mundëson që ju të krijoni apo të ndani një listë muzikore të Spotify.

5-Ju mund të planifikoni një udhëtim të radhës me miqtë tuaj në Messenger, përmes aplikacionit të Kayak, që u mundëson të krijoni një pyetësor brenda për të vendosur se ku do të shkoni.