Transmetuar më 13-02-2018, 13:50

Një foshnje vetëm 13 muajshe ka rënë pre e përdhunimit dhe më pas është vrarë, pasi është rrëmbyer nga dhoma e hotelit ku qëndronte bashkë me prindërit e saj.

Prindërit e foshnjes së paidentifikuar u zgjuan nga gjumi për të mos e gjetur më vajzën e tyre në dhomën e tyre në një hotel në Florencia të Kanadasë.

Ata filluan kërkimin e dëshpëruar për fëmijën dhe trupi i saj i vogël u gjet i vendosur në një nga rezervuarit e ujit të hotelit.

Një burrë është arrestuar nga policia lokale. Policia beson se foshnja është rrëmbyer, përdhunuar dhe është vrarë nga një tjetër person që po qëndronte në El Bostezo. 

Pronari i hotelit Jose Hernandez, pranoi se rojen e sigurisë e kishte zënë gjumi në detyrë. Nelly Tique, gjyshja e foshnjës, po kërkon drejtësi për familjen e saj.

Policia ka dërguar trupin e foshnjës për një autopsi dhe Javier Navarro, kreu i policisë në Caqueta, tha se lidhur me ngjarjen është bërë një arrestim, por hetimet janë ende në vazhdim.

“Zyrtarët kanë nevojë për më shumë kohë për të hetuar dhe mbledhur prova. Policia nuk e ka publikuar emrin e të dyshuarit, si dhe atë të vajzës së vogël dhe prindërve të saj për shkak të hetimeve”, tha ai./b.l/noa.al/