Transmetuar më 13-02-2018, 13:47

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro komenton zërat për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar te salla “Turbina”. Në një prononcim për mediat ditën e sotme, Kumbaro tha se “Teatri Kombëtar nuk lëviz”.

“Teatri do të vijojë që të jetë funksion me të gjitha parametrat, do të vijojë që të përdoret

nga trupa, të cilit i shtohen edhe dy salla të reja te ‘Turbina’. Do të zgjerohen hapësirat”, deklaroi ministrja.

Ajo bëri me dije se janë ftuar nesër artistët në takimin e planifikuar në Ministrinë e Kulturës.

“I kemi ftuar nesër në ministri me një përfaqësues të sindikatës. Jemi në proces konsultimi për të gjetur zgjidhjen më të mirë mirë”, deklaroi ministrja.

Nga ana e tyre, aktorët dhe regjisorët nuk pranojnë që takimi të bëhet në ministri, duke këmbëngulur: “Do e presim në sallën e Teatrit nesër në orën 16.00”.

Artistët janë rebeluar edhe lidhur me një projektligj të Ministrisë së Kulturës që ka të bëjë me artin, pasi shprehen se centralizon vendimet në dorë të qeverisë.

Lidhur me këtë çështje Kumbaro sqaron se nuk bëhet fjalë për ligj të ri, por për disa ndryshime.

“Disa prej këtyre konsultimeve kanë filluar dje. Nga qendra e Kinemasë kemi marrë disa propozimet që i kemi reflektuar. Tryezat e konsultimeve janë për tu ulur dhe diskutuar përballë. Është ligj për artin dhe kulturën dhe jo për Teatrin”, sqaroi Kumbaro.

Prej disa ditësh aktorë dhe regjisorë i janë kthyer kundër ministres Kumbaro, pas idesë se Teatri Kombëtar do zhvendoset te salla “Turbina” dhe së në truallin e tij mund të ndërtohet një teatër i ri. /a.y/noa.al

Rama flet për herë të parë: Nuk di ç’plasje kanë për Teatrin! Duan apo s’duan, do bëhet

Tenori i njohur reagon për protestën e artistëve: Heshtët kur më fyen mua, por jam me ju

Bingo në Teatrin Kombëtar, ministrja Kumbaro “ia fut” pa dashje Edi Ramës

Basha në mbrojtje të artistëve për Teatrin Kombëtar, paralajmëron Ramën: Tërhiqu

Ministrja Kumbaro i përgjigjet aktorit Ndrenika: I dashur Robert…

Artistët paralajmërojnë grevë për Teatrin, Ndrenika: Kumbaro ministreshë. Reagon ministrja