Transmetuar më 13-02-2018, 13:12

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit jep të dhënat e fundit lidhur me situatën e motit dhe zonat që rrezikojnë përmbytjen.

Pasditen e sotme, e martë, deri nesër në mesditë priten reshje mesatare. Në shumicën e qarqeve ato do të jenë lokalisht intensive, duke u shoqëruar edhe me shtrëngata, deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Në zonat malore priten reshje dëbore në 400 metër mbi nivelin e detit. Në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. Nesër pasdite, e mërkurë, reshjet do të bëhen të dobëta.

Në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje=1 cm dëborë e re. 

Ditën e nesërme, e mërkurë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 6- 11; në vendet e ulëta 4- 9 dhe në vendet malore: -1- 5 °C.

Ditën e sotme pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdetin jugor, ndërsa nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Parashikim për përmbytje

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se ditën e sotme dhe nesër, në basenin e Lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve. Prurjet më të larta nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së sotme, ndërsa në pjesën e poshtme fushore të Lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së nesërme. Rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë dy ditëve në vazhdim do të kenë edhe lumenjtë Drin, Buna dhe liqeni i Shkodrës.

Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve. /a.y/noa.al