Transmetuar më 13-02-2018, 13:04
Publicitet

Çdo lloj i heqjes së qimeve në vendet intime mund të jetë veprim i rrezikshëm për shëndetin e femrës. Depilimi në vendet intime bën që të acarohet lëkura dhe rrjedhimisht, rreziku për infeksione apo sëmundje seksualisht të transmetueshme rritet.

Ndërkohë 80% e femrave pranojnë se përdorin briskun për të hequr qimet në pjesët intime por sipas ekspertes së shëndetit publik në Amerikë Andrea DeMaria  përdorimi i briskut paraqet rrezik për shëndetin.

Ajo shprehet se lëkura tek pjesët intime është shumë më delikate dhe depilimi shkakton trauma të vogla në lëkurë edhe pse këto nuk janë gjithmonë të dukshme.

Por a duhet përdorur brisku për depilimin e pjesëve intime? Ja si shprehet vetë DeMaria duke na dhënë disa këshilla:

Përdorni brisk elektrik, heqja e qimeve me brisk mund të jetë e vështirë. Përdorni një brisk të ri sa herë që depiloheni, zbuteni zonën me ujë të ngrohtë dhe me sapun pa aromë dhe më pas depilohuni. Përdorni me kujdes peshqirin, thahuni me peshqir por mos u fërkoni me të. Lejoni ajrin të qarkullojë, vishni të brendshme të lirshme pambuku.

Qimet në vendet intime nuk janë aty pa ndonjë arsye, në fakt, ato e mbrojnë lëkurën nga dëmet që mund t’i shkaktojnë bakteret dhe infeksionet.

Kur i hiqni qimet në vendet intime, lëkura mbetet e pambrojtur. Simptomat e infeksioneve janë këto: Cistat, plagët, lythat, qimet nënlëkurë.

Acarimi i lëkurës pas depilimit, i kombinuar me nxehtësinë dhe lagështinë e zonës intime e bën këtë pjesë të trupit të përsosur për krijimin e infeksioneve./b.l/noa.al/

Loading...