Transmetuar më 13-02-2018, 12:12

Pija e birrës ka efekt positiv në shëndetin tonë. Përveç shijes që ajo ka njerëzit që konsumojnë birrën në mënyrë të moderuar luftojnë sëmundjet si ato të zemrës dhe kockave.

Ajo lufton gurët në veshka, ftohjen si dhe sëmundjet tumoriale. Birra është konsideruar nga shumë persona si pije që të shëndosh por kjo, sipas studiuesve, nuk është e vërtetë pasi ajo nuk përmban shumë kalori.

Birra përmban silic i cili ruan densitetin e kockave veçanërisht tek femrat. E konsumuar me masë dhe pas një diete të shëndetshme paraqet shumë vlera të mira për organizmin tonë. 

Është një hidratues i shkëlqyer sidomos pas stërvitjes dhe kjo provohet edhe nga rezultatet shkencore që përveç hidratimit birra është në gjendje të zëvendësojë kripërat minerale si dhe vitaminat e trupit që janë konsumuar. 

Gjithashtu është vërtetuar se në bashkëveprim edhe me faktorë të tjerë duke përfshirë edhe mënyrën e jetesës konsumimi i moderuar i birrës parandalon dhe zhvillimin e sëmundjes së Parkinson-it. 

Birra rrit gjithashtu kolesterolin e mirë, mbron stomakun nga ulçera, pasi ka vlera antibakteriale, është e pasur me antioksidantë natyralë, me vitamina B12 një vitamin shumë e rëndësishme për sistemin nervor. E pasur me fibra të tretshme, konsumimi i dy gotave në ditë përmbajnë 10% të sasisë së fibrave të nevojshme që duhen marrë në ditë.

Për më tepër, te birra gjendet një molekulë që është konsideruar antitumor. Ajo nuk është thjesht një pije alkoolike, por ajo ka veti të rëndësishme ushqyese dhe në fakt për një kohë të gjatë ka qenë quajtur edhe si “bukë e lëngshme”.

Origjina e saj daton para shumë kohësh. Sot, provat më të lashta për ekzistencën e birrës mendohet të jenë rreth më se 6 000 vjet dhe përshkruhen nga sumerët, të cilët kishin një qytetërim mjaft të lashtë.

Disa nga sëmundjet që kuron: Birra lufton ftohjen, i bën mirë kockave, parandalon shqetësimet kardiovaskulare, është antitumorale, bën që zemra juaj të punoj shpejt, i bën mirë veshkave tuaja. /b.l/noa.al/