Transmetuar më 13-02-2018, 11:33

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim delegacionin e Parlamentit Europian që merr pjesë në takimin e 12-të të Komitetit të Stabilizim Asociimit, deputetët Monica Macovei, Elly Schlein, Eduard Kukan dhe Vladimir Urutchev.

Meta tha se mirëpret angazhimin e përsëritur të Bashkimit Europian për të ofruar një perspektivë të sigurtë anëtarësimi për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga ana tjetër, siguroi për vokacionin solid evropian të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë përfaqësuesve politikë në vend. 

Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë dialogut politik ne funksion të ecurisë së prioriteteve kyçe në rrugën e reformave dhe të forcimit të sundimit të ligjit. /a.y/noa.al