Transmetuar më 13-02-2018, 11:07

Dasma e vitit po afron dhe dalëngadalë kanë nisur të zbulohen detajet e para. Princi Harry i Anglisë dhe aktorja amerikane Meghan Markle, do të udhëtojnë me një karrocë të shoqëruar me kortezh mbretëror, deri në momentin që do të mbërrijnë në katedralen ku do të mbahet dasma.

Pallati mbretëror ‘Kensington Palace’, në një komunikatë publike ka zbuluar detaje.

“Çifti shpreh mirënjohjen e pamasë për urimet e marra. Shpresojnë që ky rrugëtim të jetë një mundësi shumë e mirë që njerëzit të shijojnë atmosferën festive”, thuhet në komunikatë.

Më tej saktësohet se ceremonia fetare do të mbahet në kishën St. George Chapel, e cila ndodhet brenda kompleksit Windsor, do të nisë mesditën e 19 majit dhe do të celebrohet nga arkipeshku i Canterbury, Justin Welby.

Në ceremoni do të jetë e pranishme edhe mbretëresha Elisabeth, e cila ka vënë kështjellën në dispozicion të dasmës. Gjithçka do të pasohet nga një banket, i cili do të shtrohet në St.Georgès Hall, shkruan noa.al.

Sakaq një pritje familjare është parashikuar të mbahet një natë para ceremonisë, nga babai i dhëndrit, princi Charles. /a.y/noa.al