Transmetuar më 13-02-2018, 09:33

Ushqimi ka një rëndësi të veçantë në jetën e një personi, e përzgjedhja e tij, flet shumë për shëndetin e tij. Por a i dini të gjitha vetitë e lakrës së kuqe?

Në sajë të vetisë ngopëse që ka dhe kalorive të pakta, kjo lakër duhet të përdoret nga të gjithë. Është e pasur me vitaminë A, duke luajtur rol të rëndësishëm për shëndetin.

Ndërsa prania e vitaminës C, ndihmon për të forcuar sistemin imunitar.

Ndër të tjera lakra e kuqe ka veti të shumta antioksidante, antiinflamatore dhe rigjeneruese.

Konsumi i rregullt i saj, rregullon kolesterolin si dhe ul presionin e gjakut.

Kjo lakër është shumë e mirë nëse konsumohet sallatë e kombinuar me portokall, shegë, arrë dhe lëng limoni. Gjithashtu mund ta përdorni për supë kremoze por edhe për të shoqëruar pjatat me përmbajtje mishi, shkruan noa.al.

Për ta shoqëruar shijen e saj, mund të përdorni edhe erëza, por edhe uthull balsamike. /a.y/noa.al