Transmetuar më 13-02-2018, 08:58

Portokalli i kuq është tashmë i pranishëm gjatë gjithë vitit, ndonëse nis në fillim të nëntorit dhe vijon deri në janar apo shkurt.

Ky lloj portokalli është shumë i mirë, sidomos për fëmijët, të cilët mund të tërhiqen prej ngjyrës.

Është mirë që të konsumohet si frut, por nuk është keq as nëse pihet si lëng.

Por ndaj këtij fruti duhet treguar kujdes nëse merrni ilaçe, për shkak se ndërvepron me disa prej tyre. Kujdes i posaçëm duhet treguar që të mos konsumohet në periudhën kur kuroheni për impotencë apo gjendje ankthi.

Vetitë më të shumta të portokallit të kuq qëndrojnë tek farat e tij. Studime të ndryshme kanë konfirmuar vetitë bakteriale dhe antimykotike të ekstraktit të farave të këtij portokalli. Kuron kryesisht viruse dhe baktere E.Coli, shkruan noa.al.

Gjithashtu këshillohet të përdoret edhe për të luftuar infeksionet vaginale, si kandida. /a.y/noa.al