Transmetuar më 13-02-2018, 07:43
Publicitet

Mbërriti në sallën e kuqe duke shtyrë një karrocë dhe duke bërë të pamundurën që i biri Luca të mos qante.

Sergio Gambino, është këshilltar komunal i deleguar për mbrojtjen civile, i cili shkoi në mbledhjen e komisionit për çështjet institucionale bashkë me të birin vetëm 9 muajsh.

Është kjo ajo që ndodhi këtë të hënë në Genova të Italisë, duke bërë që fotografitë e Gambino me të birin të bëjnë bujë.

“Pata një problem, siç mund të kenë shumë çifte të rinj të bërë prindër. Im bir është ende shumë i vogël për ta çuar në çerdhe, dadoja nuk erdhi sot dhe ime shoqe nuk mungonte dot në punë dhe as mund ta merrte me vete”, tha ai për mediat, shkruan noa.al.

Prania e foshnjës u prit me ngrohtësi nga të gjithë këshilltarët e pranishëm në komision. /a.y/noa.al