Transmetuar më 13-02-2018, 07:28

Një aksident i rëndë i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, ka bërë që një person të ndodhet në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme në unazën perëndimore, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër.

Më konkretisht mjeti tip ‘Volkswagen’ me targa AA920HX, i drejtuar nga 39-vjeçari Altin Mehja, banues në lagjen ‘Salo Halili,’ i cili si rezultat i përplasjes ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë, është përplasur me mjetin tip Benz AA514FU me drejtues shtetasin A. G., 41 vjeç.

Drejtuesi mjetit tip Benz u shoqërua në ambientet e komisariatit të Shkodrës për veprime të mëtejshme

Sakaq grupi hetimor ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /a.y/noa.al