Transmetuar më 12-02-2018, 22:00

Operacionet plastike tashmë janë një zgjedhje që shumë njerëz e bëjnë, kush për të rregulluar ndonjë difekt të fytyrës e kush për të rregulluar pjesë të tjera të trupit.

Por ka nga ata të cilët vërtetë e kanë ekzagjeruar pasi kanë ndërhyrë në shumë pjesë të trupit të tyre, e për më tepër kanë bërë zmadhime gjigande.

E tillë është edhe Natasha Crown nga Suedia, e cila katër vite më parë kur ishte 20 vjeçe bëri ndërhyrjen e parë, e më pas nuk “dinte më të ndalej”.

Ajo sot është transformuar tërësisht duke marrë një pamje “të frikshme”.

Në disa foto të publikuara nga “The Sun” shihet se si dukej para ndërhyrjeve dhe pas, e diferenca është shumë e dukshme.

Natasha dukej shumë herë më e bukur kur ishte natyrale sesa tani, pas harxhimit të mijërave euro dhe ndërhyrjeve të panumërta./a.k/noa.al/