Transmetuar më 12-02-2018, 19:35
Publicitet

Pamje të tmerrshme të një derri të egër gjigand, që po ha në një kazan plehrash pranë një shkolle fillore, janë shpërndarë menjëherë në internet.

Video tregon derrin që po qëndron mbi kazan ndërsa rrethohet nga disa derra të vegjël.

Njerëzit kanë ngritur shqetësime për nxënësit e shkollës në Hong Kong, duke e menduar si rrezik për ta praninë e këtyre kafshëve.

Në jo pak raste, derrat e egër janë shfaqur agresivë me njerëzit.

Por, komentues të tjerë kanë mbrojtur derrat e egër duke thënë se janë vetëm qenie të uritura dhe duhen lënë të qetë. /k.k/noa.al/ 

Loading...