Transmetuar më 12-02-2018, 18:11

Për herë të parë, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë ka folur për hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nga takimi i 12 i Komitetit për Stabilizim Asociim, Romana Vlahutin tha se pret që prokuroria të përfundojë hetimet, dhe të bëhen sa më shpejt publike.

“Presim që prokuroria të përfundojë hetimet dhe rezultatet të bëhen publike sa më shpejt. BE është duke e monitoruar procesin. Heqja e mandatit të tij është përgjegjësi e Parlamentit.

Kultivimi i kanabisit është problem i hershëm, por ne i kemi kërkuar qeverisë që të luftojë drogën. Në 2017-ën pati ulje drastike të kultivimit të kanabisit ”, tha Vlahutin.

Ish-ministri Tahiri po hetohet nga prokuroria për lidhjet e tij me grupin e vëllezërve Habilaj, në trafikun e drogës. /k.k/noa.al/