Transmetuar më 12-02-2018, 17:18
Publicitet

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon hetim parlamentar mbi ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë dhe  ndërhyrjet  tek hetimet për çështjen "Tahiri".

Partia Demokratike kërkon hetim parlamentar edhe mbi procedurën e ndjekur  për ekstradimin e Nezar Seitit, i cili akuzohet si financier i grupit Habilaj.

Komisioni do të verifikojë edhe  ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë dhe ndërhyrjet tek hetimet për çështjen Tahiri, raporton Ora News.

Basha: Ndërhyrja e mazhorancës, e ekzekutivit në skandalin Tahiri-Habilaj do të jetë po kështu pjesë e këtij hetimi parlamentar për të ekspozuar qartësisht jo vetëm mekanizmin që çoi në kthimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Europës por edhe masat e dëshpëruara që ka marrë deri sot Edi Rama dhe vazhdon të marrë që përgjegjësit të mos dalin para drejtësisë duke filluar me Saimir Tahirin dhe duke vazhduar me oficerët më të lartë të policisë dhe përfituesit politikë, njerëzit që kanë ndarë paratë e drogës për të blerë zgjedhjet e 25 qershorit dhe jo vetëm.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, komentoi dhe mospranimin e mandatit të Eduard Halimit, nga  dy  kandidatet gra  në qarkun e Beratit, duke i hapur rrugë për në parlament Astrit Veliajt.

Pyetje: A ngjan ky rast me Arben Ndoken?

Basha: Në asnjë gjë nuk ngjan me të. Aq sa ngjan Tv juaj me një motoskaf droge, sepse Arben Ndoka është një person i dënuar për prostitucion. Ndërsa në këtë rast nuk kemi asnjë pretendim për kriminalitet në asnjë nga kandidatët, kushdo qoftë deputet i ardhshëm.

Kryetari i opozitës komentoi dhe debatin për kufirin detar me Greqinë, ndërsa tha se kjo është aferë e errët.

Basha: Kjo është një aferë e errët pa transparencë dhe të gjitha gjasat janë se kemi të bëjmë me një skenar kriminal sa i përket përfshirjes së palës shqiptare. Dje kemi pasur një prononcim të institucionit të Presidentit që nuk ka plotfuqishmëri.

Basha zbardhi dhe diskutimet grupit parlamentar, ndërsa tha se çështje kryesore ka qenë edhe debati për godinën e Teatrit Kombetar.

Basha paralajmëroi ashpër Kryeministrin, duket  i kërkuar të tërhiqet menjëherë nga ky plan që sipas tij është ogurzi.

Loading...