Transmetuar më 12-02-2018, 17:15

Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian, Monica Macovei, ka kërkuar nga partitë politike që të jenë të bashkuara në përpjekjet për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

E gjendur në Tiranë, e pranishme në sesionin e parë të takimit të 12 BE-Shqipëri, zyrtarja e lartë foli për nevojën e një dialogu të brendshëm politik, për të përshpejtuar çështjet që kanë të bëjnë me integrimin.

“Kemi dëgjuar nga Komisionin Europian për ecurinë e Shqipërisë me reformat. Duam pozitivitet. Partitë politike duhet të jenë bashkë në këto përpjekje. Të kemi një dialog konstruktiv me rekomandime”, u shpreh ndër të tjera Macovei.

Në të njëjtën linjë me të, edhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin tha se në këtë pikë ku ndodhet Shqipëria, kërkohet unitet.

“Qytetarët mbështesin reformat e thella në vend. Shqiptarët nuk kanë pikë dyshimi për integrimin e vendit. Sot Shqipëria ka një mundësi reale sa i përket hapjes së negociatave. Integrimi në BE kërkon unitet”, tha ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

Në takim, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të partive politike në vend, edhe këtë herë nuk munguan përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për. /k.k/noa.al/