Transmetuar më 12-02-2018, 16:44

Prej disa ditësh Ermal Meta mund të thuhet se ka qenë shqiptari më i përfolur në Itali dhe jo vetëm pasi arriti të merrte çmimin e parë në "Sanremo 2018".

Fitorja e këngëtarit me këngën "Non mi avete fatto niente" nuk kënaqi vetëm adhuruesit e tij, por edhe familjarët dhe të afërmit. E dashura e tij, Silvia Notargiacomo, përmes një statusi në Instagram shkroi fjalë të ngrohta për njeriun e saj të zemrës.

"Kjo është lumturia: janë të gjitha ato gjërat e vogla që ke mirëpritur, përkëdhelur, dashuruar, që të kanë sjellë deri këtu… dhe unë jam e lumtur me ty", ka shkruar Silvia në statusin dedikuar Ermal Metës.

Ermal Meta arriti të rrëmbente trofeun e "Sanremo 2018", bashkë me kolegun e tij Fabrizio Moro me këngën “Non mi avete fatto niente".

Meta dhe Moro e shkruajtën tekstin e këngës së tyre pas atentatit në Manchester, në koncertin e yllit amerikan të pop-it Ariana Grande./b.l/noa.al/