Transmetuar më 12-02-2018, 14:06

Tashmë po afron marsi dhe pas pak muajsh do të nisë zyrtarisht edhe stina e verës. Janë të shumtë ata që kanë nisur palestrën dhe dietat drastike për të rifituar formën e tyre trupore.

Por ekziston një mënyrë natyrale dhe shumë e thjeshtë për ta bërë edhe më të lehtë dobësimin. Gjithë çfarë iu duhet është ujë, kanellë, mjaltë dhe limon, katër përbërës të cilët i kemi gjerësisht në shtëpitë tona.

Limoni ka në përmbajtje pektinë, një polisaharid i cili stimulon ndjesinë e ngopjes, ndërsa mjalti ndihmon për të luftuar akumulimin e yndyrës.

Sakaq kanella, shërben si rregullatore e insulinës, hormoni përgjegjës për shëndoshjen. Thënë ndryshe secili përbërës luan një rol vendimtar për të ruajtur linjat tona trupore.

Për të përgatitur pijen tuaj dobësuese, në një gotë me ujë të vakët hidhni një lugë kanellë pluhur dhe një lugë me lëngë limoni, por edhe më shumë nëse doni si dhe një lugë mjaltë.

Përziejini mirë këta përbërës dhe pijeni një gotë të tillë esëll në mëngjes, shkruan noa.al. Rezultatet do të jenë të papara, nëse kombinoni edhe aktivitet të rregullt fizik. /a.y/noa.al