Transmetuar më 12-02-2018, 13:47
Publicitet

E drogoi dhe abuzoi seksualisht me të, teksa ajo ishte në overdozë.  Një vajzë 18-vjeçare me emrin Alyssa Mae Noceda, studente në Mariner High School, u vra barbarisht nga 19-vjeçar Brian Roberto Varela, në Lynnwood, në shtetin amerikan të Washington.

Ai e drogoi dhe më tej e përdhunoi të renë, teksa ishte në overdozë. Vetëm pasi kuptoi se ajo kishte vdekur, e fshehu kufomën dhe mburrej me shokët për çfarë kishte ndodhur.

Alyssa prej pak kohësh ishte ndarë nga i dashuri, kur njohu 19-vjeçarin në një festë, ku më tej e ftoi që të shkonte në shtëpinë e tij ku i injektoi një sërë drogash, duke e kaluar në overdozë.

Jo vetëm kaq por ai filmoi gjithçka ndodhi natën mes të shtunës dhe të dielës së një jave më par, duke u treguar shokëve se çfarë kishte bërë, madje edhe për faktin se nuk e dinte nëse ajo ishte gjallë kur e përdhunoi.

“Doja ta çoja në spital por isha shumë i lodhur dhe doja të flija. E shkatërrova për të kaluar kohën”, deklaroi ai në polici, shkruan noa.al.

Por kur në mëngjes u kthjellua dhe kuptoi se vajza kishte vdekur, i theu këmbët dhe e futi në një bidon të madh plastike, duke e mbuluar me qepë më vonë për ta varrosur.

Por policia u sinjalizua nga shokët e tij, të cilët u shokuan nga çfarë dëgjuan, duke bërë që të arrestohet. /a.y/noa.al