Transmetuar më 12-02-2018, 13:10

Ministria e Arsimit del me deklaratë zyrtare lidhur me vonesat e pagave të pedagogëve.

Ministria e drejtuar nga Lindita Nikolla thotë se pagat e pedagogëve do të jenë në llogaritë e tyre brenda ditës së sotme.

Më tej thuhet se Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë siguron se Ligji i ri i Arsimit të Lartë është mundësi e re e zgjerimit të autonomisë financiare të universiteteve.

“Ne do të bëjmë gjithçka që kjo të garantohet me aktet nënligjore që priten të miratohen së shpejti. Ne besojmë fortë që të gjitha energjitë dhe debati të zhvillohet tek sfidat e rritjes së cilësisë, performancës, punësimi i të rinjve dhe akreditimi i programeve të studimit”, deklaron Ministria e Arsimit. /a.y/noa.al

“Jam gati të shes me shtëpi e katandi për t’i ardhur në ndihmë Ministrisë së Financave, që mos qoftë”

Vokshi: Nikolla shpërdoron detyrën, nuk u jep pagat pedagogëve! Ligji i arsimit të lartë dështoi