Transmetuar më 12-02-2018, 12:48

Askush nuk do që t’i dëmtojnë, copëtojë thonjtë dhe kutikulat deri në gjak, por të gjithë ata që e kanë këtë ves, e kanë vështirë ta zhdukin, sepse veprojnë në mënyrë të pandërgjegjshme. Edhe sipas specialistëve, ky është një ves i vështirë për t’u zhdukur. 

Shkaku kryesor i ngrënies së thonjve është nervozizmi, por mund të jetë edhe një problem psikologjik, ndaj nëse është kështu, atëherë duhet të konsultohesh me një specialist.

Nuk ka rëndësi se sa e neveritshme mund të të duket. Të gjithë ata që e vuajnë, luftojnë shumë për ta zhdukur. Për fat të mirë, ka disa mënyra për ta ndaluar veten nga ngrënia e thonjve.

Fillo me disa analiza- Me siguri e di që ky është një ves i keq, por e di se sa shumë rrezikon shëndetin duke ngrënë thonjtë? Mendo se sa herë i ke futur duart e palara në gojë për të ngrënë thonjtë. Kjo të bën më të prekshëm ndaj sëmundjeve dhe të ftohtit. Po kështu, me këtë veprim shtohen infeksionet, shtuar edhe rastet kur nga thonjtë del edhe gjak, rreziku është edhe më i madh.

Përdor një manikyr xhel, sepse është shumë i fortë për t’u prishur lehtësisht. Ai në të njëjtën kohë do të të ndihmojë për t’i pasur thonjtë më të fortë.

Nëse i ha thonjtë sa herë ndihesh e stresuar, atëherë gjej mënyra të tjera për të larguar stresin.

Mbaji gjithmonë thonjtë të shkurtër në mënyrë që të eliminosh sa më shumë vesin për të kafshuar.