Transmetuar më 12-02-2018, 12:35

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka si protagonist një djalë të ri, i cili ka rrahur egërsisht xhaxhanë dhe gjyshin.

Geraldo.M., 22 vjeç, banues në fshatin Bunavi, Vlorë, u arrestua këtë të diel, pas denoncimit të bërë ndaj tij.

Ai akuzohet se ditën e djeshme në fshatin Bunavi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshit të tij Xh.M., 77 vjeç, dhe ndaj xhaxhit të tij A.M., 51 vjeç.

Gjithçka pas një debati me fjalë ku gjyshi me xhaxhanë e kishin kritikuar, por i riu i njohur si natyrë problematike, ka nisur t’i godasë, duke përdorur dhe sende të forta.

Për shkak të dëmtimeve të pësuara, dy familjarët e 22-vjeçarit bën denoncimin në polici, duke çuar në arrestimin e tij nën akuzën e veprës penale “Dhunë në familje”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese