Transmetuar më 12-02-2018, 12:30

Ndoshta për ta fëmija i mitur ishte shumë i zhurmshëm dhe i shqetësonte nëpër lokal, kështu që vendosën ta nxirrnin jashtë në rrugë që të mund të shihnin ndeshjen të qetë me miqtë.

Kjo është arsyeja përse dy prindër amerikanë u arrestuan gjatë të dielës së kaluar në shtetin e Floridës, në SHBA, pasi disa kalimtarë paralajmëruan policinë duke shpjeguar se djali që vuante nga autizmi ishte endur vetëm në rrugë.

Disa dëshmitarë thirrën agjentët e policisë pasi kishin parë fëmijën të endej i trembur në parkingun e një lokali në buzë të rrugës, i cili është paralel me një autostradë, ku dhe rrezikshmëria është e kuptueshme.

Kur agjentët arritën në vend, të dy prindërit ishin ende duke ndjekur finalen e parashikuar të Superbowl, ndërsa fëmija ishte vetëm jashtë.

Dy prindërit, 42-vjeçari Robert Valent dhe 38-vjeçarja Kristal u përpoqën të justifikonin veten duke shpjeguar se fëmijët nuk ishin pranuar për lojën në lokal. 

Në vend që të shkonin diku tjetër, çifti kishte vendosur të linte fëmijën jashtë në mënyrë që të mund të shikonin ndeshjen.

Në fund ata gjithashtu shpjeguan se pavarësisht ndeshjes ata kontrollonin djalin e tyre kohë pas kohe, ndërsa ai ishte jashtë, por edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur arrestimin e tyre. /b.l/noa.al/