Transmetuar më 12-02-2018, 12:16

Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen Tahiri.  

Përpos hetimeve që po kryen prokuroria, do të jenë edhe deputetët ata që do të mbledhin fakte dhe do të kërkojnë dokumente.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet se ka bashkëpunuar me bandën e “Habilajve” për trafikun e drogës nga Vlora në Itali.

Burime nga Partia Demokratike thanë se komisioni do të ketë si objekt pune, verifikimin e akteve të Kuvendit që penguan arrestimi i tij.

Konkretisht çështjet që do të shqyrtohen: Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit, veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidimin e prokurorisë për të hetuar Tahirin në mënyrë të pavarur, ligjshmëria e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish- ministrit e brendshëm./b.l/noa.al/