Transmetuar më 12-02-2018, 11:53
Publicitet

Padia e ish-ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, ku kërkonte dëmshpërblim prej 50 mijë euro, është rrëzuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

Kodheli kërkonte dëmshpërblim lidhur me një deklaratë të koordinators së PD, Reila Bozdo, e cila e akuzonte Kodhelin për abuzime me tenderin për vëzhgimin e hapësirës detare në vlerë prej 850 milionë lekë. Këtë tender sipas PD, e ka fituar një dyqan celularësh.

Asokohe Bozdo tha se kontrolli ka zbuluar se tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, Kodheli ia ka dhënë një dyqani celularësh në rrugën e Durrësit.

“Pra dyqani i përzgjedhur i Kodhelit në rrugën e Durrësit do të monitorojë hapësirën detare, dhe po flasim pikërisht për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës”, deklaroi Bozdo. /a.y/noa.al

Loading...