Transmetuar më 12-02-2018, 11:37

Ai ishte ende në barkun e nënës së tij Antonella Diego kur mjekët zbuluan se diçka në zemrën e tij nuk po shkonte normalisht.

Vogëlushi ka vdekur gjatë të shtunës duke luajtur në një park lojrash, pasi kishte një problem serioz në aortë, një çrregullim që e kishte shoqëruar që kur kishte lindir në janar të vitit 2011.

Që nga ajo kohë mjekët e kishin ndjekur vazhdimisht me vizita 7 vjeçarin si dhe dy operacione në spitalin Sant’Orsola të Bolonjës dhe së fundmi kishin vendosur se ai do t’i nënshhtrohej një operacioni të tretë në zemër, por nuk dihej nëse ai do të ishte përfundimtari.

Në këto kushte mjekët ishin duke monitoruar gjendjen shëndetësore të djalit të vogël për të vendosur edhe datën e operimit.

"Ai ishte vizituar në tetor. Ata i thanë çdo gjë ishte në rregull dhe se ishte koha për të planifikuar operacionin e tretë. Ai ishte në listën e pritjes. Ne nuk e dinim se kur ata mund të na telefonin, kemi pritur që ajo të ndodhë pak a shumë afër Pashkëve", shpjeguan familjarët e fëmijës.

Më tej ata shtuan se vogëlushi i tyre ka pasur herë pas here shqetësime të vogla dhe e dinim se ai nuk mund të lunte lojëra sportive si moshatarët e tij, por nuk mund ta mendonin se një argëtim në parkun e lojërave do të rezultonte fatal për të. Prindërit e tij gjithmonë ishin shumë të kujdesshëm, por sërish 7 vjeçari nuk ja doli dot./b.l/noa.al/