Transmetuar më 12-02-2018, 10:46

Këngëtarja bukuroshe me origjinë shqiptare Rita Ora nuk ka ndërmend të ndalojë së pozuari e zhveshur pavarësisht vtemperaturave të ulëta.

Ajo sapo ka postuar në Instagramin e saj pranë bregdetit ku shfaqet e gjitha lakuriq, ndërsa pjesët e saj intime i ka mbuluar me duart dhe këmbët.

Por pavarësisht kësaj ajo duket tejet seksi dhe ka rrëmbyer komplet vëmendjen e ndjekësve të cilët  nuk kanë lënë pa komentuar këngwtaren.

Ndërkohë prej disa javësh po përflitet se Rita Ora do të japë koncert në Kosovë në Festën e Pavarësisë, më 17 shkurt.

Këtë fakt e konfirmoi pak ditë më parë gjatë një interviste vetë këngëtarja, e cila ka një sukses të jashtëzakoshëm në tregun ndërkombëtar ku është shprehur se do të bëjë një udhëtim misionar në shtëpinë e saj, Kosovë./b.l/noa.al/