Transmetuar më 12-02-2018, 10:39
Publicitet

Mëngjesin e sotëm pranë zonës së plazhit të vjetër në Vlorë u gjet një makinë tip fuoristradë me targa italiane.

Makina me targa BG 643 GX, u gjet e zhytur në det, ndërsa dyshohet se ka ngecur në rërë.

Sakaq rreth 1 kilometër larg vendit ku ugjet fuoristrada pak më vonë, gjatë paradites së sotme është gjetur edhe një gomone e mbushur me kanabis sativa.

Gomonia është gjetur pranë zonës së Petrolifera.

Dyshohet se makina ka ngecur në rërë, pasi ka tërhequr gomonen në det.

Nuk dihet ende sasia e lëndës narkotike të sekuestruar, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet. /a.y/noa.al

Vlorë, gjendet një makinë me targa italiane e zhytur në det