Transmetuar më 12-02-2018, 10:30

Presidenti Ilir Meta, ka përshëndetur gjithë ndjekësit në rrjetet sociale me dy fotografi të pazakonta.

“Të dashur miq, ju përshëndes sot me fotot e 40 Sarandave në Sarandë, në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës!”, shkruan Meta në fotot e publikuara në Facebook.

Bashkimi i 40 vajzave nga Kosova me të njëjtin emër, bëri bujë pak ditë më parë në media.

Ato u mblodhën në Prishtinë, dhe u nisën nga atje drejt qytetit të Sarandës.

40 vajzat me emra e njëjtë u nisën këtë të premte për në qytetin e Sarandës në Shqipëri, ku u mbajt një aktivitet për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. /a.y/noa.al

Fantastike! 40 gra dhe vajza me emrin Saranda, nisen për në Sarandë