Transmetuar më 12-02-2018, 10:21

Gratë që përballen me infertilitetin ju është dhënë një shpresë e re nga shkencëtarët britanikë. Ata mundën të rrisnin për herë të parë vezët në laborator.

Hulumtuesit morën vezët nga qelizat e papjekura të indeve të ovarës dhe i rritën në kushte labotorike deri kur arritën maturimin e nëse nëna e vezëve kërkon ti përdor më vonë ato kalojnë procesin e ngrirjes.

Indet e përdorur u morën nga 10 gra të grupmoshës 25-39 vjeçe dhe nga 87 provëza me indet e vezëve, 9 prej tyre u maturua me suksese.

Ky zbulim është një lajm i mirë për të gjithë pacientet të cilat vuajnë nga kanceri i mitrës dhe duan të ruajnë pjellorinë e tyre gjithashtu dhe për gratë të cilat përballen me një menopauzë të hershme.

Drejtuesja e këtij studimit Prof Evelyn Telfer është shprehur se kjo teknikë është realizuar më parë tek kavjet ku përfundimi ka qenë i suksesshëm dhe se kjo është hera e parë që po testohet tek njerëzit.