Transmetuar më 12-02-2018, 10:03
Publicitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Tiranë, ku një mësuese ka mbetur e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pjetër Budi” në shkollën “Osman Myderizi”, ku në një klasë ka rënë një pjesë e suvasë së murit.

Gjatë rënies, suvaja ka goditur mësuesen, e cila ka mbetur e lënduar.

Fatmirësisht, e dëmtuara pas ndihmës së parë të marrë në spital, ndodhet jashtë rrezikut.

Sakaq si pasojë e rrëzimit të suvasë, nuk ka nxënës të lënduar. /a.y/noa.al

Foto ilustruese