Transmetuar më 12-02-2018, 09:53

Një makinë me targa italiane është gjetur e braktisur në orët e para të mëngjesit të sotëm, e zhytur në det në Vlorë.

Mësohet se një makinë tip fuoristradë me targa BG643 GX, është gjetur e zhytur në det në zonën e plazhit të vjetër.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të zbuluar më shumë.

Dyshimet paraprake janë përqendruar në faktin se makina mund të jetë përdorur për të tërhequr ndonjë gomone.

Gjithsesi për të zbuluar më shumë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia e Vlorës dhe Delta Force. /a.y/noa.al