Transmetuar më 12-02-2018, 09:26

Një krim tronditës në familje me tre viktima të shkaktuara nga kryefamiljari, i cili pasi vrau gruan dhe vajzën dhe u fshehu kufomat në vaskën e banjës, theri edhe të birin.

I dyshuari për krimin është Hernando Enriquez, 44 vjeç nga Tucson, Arizona, SHBA, i cili të premten që lamë pas, vrau me grushte gruan dhe vajzën.

Ndërsa djali arriti të shpëtojë, pavarësisht se i ati e plagosi me thikë, në tentativë për t’u fshehur.

Hernando u arrestua nga policia i akuzuar për vrasje të dyfishtë ndaj gruas Sandra 44 vjeçe dhe vajzës Isabelle 15 vjeçe si dhe për tentativë vrasje ndaj djalit 17-vjeçar.

Pasi vrau gruan dhe vajzën, ai i fshehu kufomat e tyre në vaskën e banjës, ai telefonoi djalin në shkollë dhe i kërkoi të kthehej më herët.

I biri u kthye nxitimthi, ku në derë e priste i ati, i cili i tha se nëna dhe motra ndodheshin brenda.

Sapo hyri brenda, 44-vjeçari e qëlloi djalin me çekiç, ndërsa më tej rrëmbeu një thikë në kuzhinë dhe e plagosi. Por pavarësisht plagëve, i riu arriti që të dalë në rrugë dhe të kërkojë ndihmë të fqinjët, shkruan noa.al.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes Hernando ishte po aty, por bëri rezistencë deri sa u arrestua. Në momentin e prangosjes ai bërtiste, “Më lini të bëj atë që duhet të bëj. I mora jetën gruas dhe vajzës, tani duhet të vazhdoj dhe me djalin”.

Deri më tani nuk dihet shkaku i këtij krimi tronditës, pasi Hernando nuk ka pranuar të flasë. /a.y/noa.al