Transmetuar më 12-02-2018, 09:09

Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi kanë kaluar disa ditë pushimesh në alpet e Zvicrës, ku duket se janë argëtuar pafund.

Vazhdimisht moderatorja e njohur ka publikuar fotografi në rrjetet sociale.

Por këtë të diel një fotografi të të dyve në dëborë e ka publikuar Getoari, madje ai ka bërë edhe një dedikim për bashkëshorten.

“Ndonjëherë “nigga” më e vërtetë, në skuadrën tënde, është vajza jote”, shkruan Geti.

Sakaq Marina ka publikuar fotografi të shumta nga pushimet, ku shoqërohej edhe nga e motra Luana, e cila mendohet se ndodhet bashkë me partnerin e saj. /a.y/noa.al