Transmetuar më 11-02-2018, 21:42

Si asnjëherë më parë, janë tre shqiptarët që do të këndojnë në festivalin e Eurovizion për vitin 2018.

Eugent Bushpepa do të përfaqësojë Shqipërinë, pasi fitoi çmimin e parë në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar me këngën “Mall”.

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme 36-vjeçari Ermal Meta, me origjinë nga Fieri triumfoi në San Remo në duetin me kolegun italian Fabrizio Moro, me këngën “Nuk më keni bërë asgjë”.

Shqiptarja tjetër që do të ngjitet në skenën e Eurovizion, në Lisbon ëtë Portugalisë, është Eleni Foureira.

Këngëtarja me origjinë nga Fieri, do të përfaqësojë Qipron me këngën e saj “Fuego”.

Ngelet për tu parë nëse ndonjë prej tyre do të triumfojë në skenën e madhe evropiane./a.k/noa.al/