Transmetuar më 11-02-2018, 19:08

Një tjetër objekt emblematik i kthehet Parkut të Madh të Liqenit me hijeshinë dhe funksionalitetin e dikurshëm.

Pas godinës së notarëve, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka rikthyer në identitet edhe godinën “Bisedka e Dranes” që gjendet në krahun lindor të Parkut të Liqenit.

APR ka publikuar dhe disa foto nga puna e bërë për transformimin e kësaj godine e cila për më të vjetrit mbart kujtime dhe histori, ndërsa tashmë do të shërbejë si pikë pushimi dhe meditimi apo edhe si strehë kur bie shi.

Fotot flasin vet për gjendjen e degraduar në të cilën ndodhej kjo godinë dhe pamjen që ka marrë tani./a.k/noa.al/