Transmetuar më 11-02-2018, 13:40

Rreziqet e shtatzënisë jo domosdoshmërish lidhen me moshën, megjithatë nga studimet e kryera së fundmi, mosha është një faktor që ndikon në më së shumti në këto rreziqe. Nëse i ke kaluar 30-at dhe ende nuk ke bërë asnjë lindje, e mira është t’i mbash parasysh ca këshilla.

Duhet të dish që rreziqet shëndetësore shtohen me kalimin e moshës, por ajo që është më e rëndësishme është gjendja jote shëndetësore para planifikimit të shtatzënisë dhe gjatë saj.

Femrat në moshën 30-35 vjeç, që janë duke planifikuar një shtatzëni, fillimisht duhet të njihen me rreziqet e mundshme për këtë grupmoshë:

Operacioni Cezarian: Me kalimin e moshës së femrës, rritet dhe probabiliteti i përzgjedhjes së operacionit si alternativë lindjeje, për shkak të rrezikut të një lindjeje normale në atë moshë.

Bebe të vegla: Femrat në moshë kanë një rrezik të lartë, atë të lindjes së fëmijëve në peshë të vogël, gjë që mund të shoqërohet edhe me probleme shëndetësore për foshnjën edhe pas lindjes.

Diabeti i shtatzënisë: Kjo gjendje largohet me përfundimin e shtatzënisë, por megjithatë femrat në moshë të madhe janë në një rrezik më të lartë për mbartjen e tij edhe pas lindjes. Pesha e fituar gjatë shtatzënisë dhe zakonet e ushqyerjes kanë një impakt të drejtpërdrejtë në këtë sëmundje.

Problemet e fertilitetit: Me rritjen e moshës, fertiliteti natyral i saj bie. Ndaj elementi kryesor që duhet të konsiderosh përpara shtatzënisë, është fertiliteti. Çdo femër duhet të konsultohet paraprakisht me mjekun për këtë aspekt.