Transmetuar më 11-02-2018, 12:31

Një grua shtatzënë nga New York ka rënë pre e dhunës nga dy hajdute vetëm për t’i grabitur asaj telefonin. Tylesha Mohamed, gruaja shtatzënë, ishte brenda ndërtesës ku banon në Bronks të New York-ut kur dy vajza e rrëzuan në tokë dhe filluan ta godasin me këmbë.

“Kam kaluar nëpër shumë gjëra, por asnjëherë nëpër diçka të tillë. Mendoja se do të vdisja. Trupi më ishte mpirë pas një kohe. Vetëm po prisja kur do të përfundonte”, u shpreh Tylesha. Ajo e dëgjoi njërën nga sulmueset e saj teksa i thoshte: “Do të ta thyej fytyrën dhe do të ta vras beben”.

Më tej nëna shtatzënë vazhdon rrëfimin e saj e cila tregon se në ato momente e vetmja gjë për të cilën shpresonte ishte që fëmija i saj në bark të mos pësonte asnjë lëndim.

“Po shpresoja që fëmija im të ishte në rregull. Ai moment po më dukej i pafund. E vetmja gjë që mund të bëja ishte vetëm të lutesha: O Zot mos lejo që fëmija im të lëndohet dhe fatmirësisht ndodhi kjo mrekulli”, tha Muhamedi.

Sipas gruas së dhunuar në vendin e ngjarjes ishin edhe persona të tjerë përveç dy vajzave dhunuese, por asnjë prej tyre nuk është kapur nga kamerat e sigurisë, pasi askush nuk tentoi t’i afrohej dhe ta ndihmonte.

Para se të iknin nga skena e krimit, dy vajzat dhunuese i morën gruas shtatzënë edhe telefonin celular./b.l/noa.al/