Një fëmijë 3-vjeçar ka mbetur jetim, pasi nëna e tij e cila ishte shtatzënë u kafshua dhe vdiq nga helmi i një gjarpri.
Sanita Martin ishte shtatzënë në javën e 31, kur u kafshua nga gjarpri në oborrin e shtëpisë së saj në Meekatharra, gjatë të hënës në mbrëmje.
27-vjeçarja arriti që t’i lajmëronte të afërmit menjëherë, mirëpo, kafshimi doli të jetë fatal pasi i mori jetën pak minuta më pas.
Kur mjekët e urgjencës së Shën Joanit arritën në shtëpinë e saj në Main Street rreth orës 8:45, znj. Martin kishte kaluar në arrest kardiak.
Martin po jetonte në një shtëpi me nënën e saj në momentin kur e kafshoi gjarpri në oborrin e shtëpisë së saj.
Ajo ka lënë pas një djalë 3-vjeçar, i cili tashmë është zhvendosur në Meekatharra për të qëndruar me të afërmit./b.l/noa.al/