Transmetuar më 10-02-2018, 18:53

Në mbrëmjen e 27 gushtit ata i thanë po njëri-tjetrit dhe dasma e tyre pushtoi mediat jo vetëm për shkak të bukurisë së nuses, por edhe mënyrës tradicionale se si u bë dasma.

Bëhet fjalë pikërisht për çifti Andra dhe Sinan Hoxha.

Ata ishin të ftuar ditën e djeshme në studion “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfyen edhe një herë historinë e tyre të dashurisë dhe emocionet që kanë përjetuar.

Gjatë emisionit Andrra rrëfeu detaje nga ceremonia e dasmës ndrëkohë që tha se ka ndërruar 5-6 fustane.

“Të them të drejtën nuk e mbaj mend as vetë,  në dasmën me shoqërinë e Sinanit kam patur dy fustane, kam patur 5-6 fustane gjithsej”, tha Andrra.