Transmetuar më 10-02-2018, 17:04

Shuhet në moshën 36-vjeçare ish-futbollisti i Manchester United dhe Celtic-ut Liam Miller.

Ish-mesfushori ndërroi jetë për shkak të kancerit në pankreas.

Ishte muaji nëntor kur u dha lajmi se ish-futbollisti i kombëtares irlandeze është diagonistikuar me kancer.

Futbollisti e nisi karrierën në moshën 16-vjeçare me klubin skocez të Celtic dhe më pas kaloi të “Djajtë” nën urdhrat e trajnerit Sir Alex Ferguson.

Miller ka luajtur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Australi.

Karrierën e tij e mbylli te klubi i vendit të tij në Irlandë, Cork City.

Ai la pas gruan dhe tre fëmijë./a.k/noa.al/