Transmetuar më 10-02-2018, 15:27
Publicitet

Një horror të vërtetë ka përjetuar një vajzë vetëm 14-vjeçe, e cila u përdhunua nga tre djem në të njëjtën kohë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shkollë të mesme të Floridas, në SHBA, ku viktima u përdhunua në ambientet e tualetit.

Vajza ka thënë për mediat ajo u përdhunua dy herë, fillimisht nga një djalë, dhe më pas nga dy të tjerët. Njëri prej djemve e kishte kapur sapo ajo kishte dalë nga tualeti, dhe nuk e la të shkonte.

Rasti tjetër i kishte ndodhur pas orës së mësimit, kur ajo duhej të qëndronte për mësimin e matematikës.

Një nxënës tjetër e detyroi atë që të shkonte në tualet me të. Sapo shkoi në banjo ajo ishte detyruar që të kryente seks oral për dy djemtë që ishin aty.

Vajza i kishte treguar mësuesit të saj rreth incidenteve të ndodhura duke shkruar në një deklaratë: "Djali më kapi fort nga dora dhe më dërgoi në banjon e djemve... nuk munda të marr frymë. Unë po mbytesha dhe po qaja".

Por, ngjarja merr përmasa edhe më tragjike, teksa njëri nga agrsorët ka qenë i infektuar me virusin HIV. /k.k/noa.al/