Transmetuar më 10-02-2018, 14:08
Publicitet

Për vite me radhë gjyshi e rrihte dhe e linte pa ushqim, por vetëm kohëve të fundit e reja e keqtrajtuar gjeti kurajën për ta denoncuar.

Një vajzë arriti deri në peshën e 17 kilogramëve, pasi gjyshi i saj, nuk e lejonte të hante dhe kur e kapte duke ngrënë ushqim, e godiste aq shumë në stomak me shqelma, sa ta detyronte që të nxirrte gjithçka.

Vajza japoneze nga Kyoto, arriti të shpëtohet nga mjekët, ndërsa këto ditë shkurti, ka publikuar edhe fotografitë e dhunës së pësuar në Twitter.

Ajo shihet kockë e lëkurë dhe në momentin që ndërhyn autoritetet peshonte 16.5 kilogramë, në limitet e mbijetesës, shkruan noa.al.

Pas shumë vitesh keqtrajtim, e reja gjeti kurajën të denoncojë gjyshin, dhe fotografitë i publikojë si ftesë për viktimat e tjera të dhunës në familje, në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën.

Kanë kaluar afro dhjetë vite nga ato fotografi, ndërsa tashmë që ndihet më e fuqishme, publikon pamjet, si mënyrë sensibilizimi, që vajza të tjera të mos e pësojnë si ajo. /a.y/noa.al