Transmetuar më 10-02-2018, 13:01

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer me sukses prishjen e një objekti në Fier me shpёrthim të kontrolluar.

Objekti pesë katёsh ndodhej buzё lumit Gjanica dhe ishte pengese nё zbatimin e planit pёr rehabilitimin e qendrës sё qytetit.

Nga shpёrthimi nuk ёshtё regjistruar asnjё dёmtim.

Për prishjen e këtij objekti, specialistët e IKMT hapën në trupin e objektit 400 vrima dhe do të përdorin gjashtë kilogramë lëndë plasëse.

Në videon më poshtë, mund të shihni momentet e shpërthimit. /a.y/noa.al