Transmetuar më 10-02-2018, 12:55

Maqedoni, kërcënohet me jetë politikani shqiptar: Duhet të vritet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela është kërcënuar me jetë.

Kërcënimi ndaj tij është bërë në rrjetin social Facebook.

Mes mesazheve kërcënuese ndaj Selës, në njërin thuhet se duhet të vritet.

“Kursum vo glava bi mu dal.. plumb në ballë do ti jepja”, shkruhet në njërin mesazh në rrjetet sociale.

Një tjetër shkruan, “Më mirë të eliminohet menjëherë!” Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka bërë me dije se do të ngrejë padi penale, kundër një personi të dyshuar. /a.y/noa.al