Transmetuar më 10-02-2018, 11:38
Publicitet

Është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar, vëllai i futbollistit të Skëndërbeut, Tefik Osmani.

Sokol Osmani u rrëzua nga tribuna mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes mes Skënderbeut dhe Flamurtarit.

Gjithçka ndodhi pas golit që shënoi në portën e Flamurtarit Muzaka, në minutën e 83-të të lojës.

Paraprakisht bëhet e ditur se për shkak të goditjes së marrë, Sokol Osmani ka pësuar dëmtime në tru. /a.y/noa.al Bie nga shkallët e stadiumit vëllai i futbollistit Tefik Osmani, momente tmerri në fushë