Transmetuar më 10-02-2018, 11:11

Një ngjarje e pazakontë, ku një grua 40-vjeçare ka bërë seks me partnerin e saj të ri në më shumë se një rast, në sy të vajzës 11 vjeçe.

Skena që për një vajzë të mitur nuk janë të lehta për t’u harruar sidomos, kur protagonistja është nëna.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Benevento të Italisë në vitin 2016, kur vogëlushja e traumatizuar vendosi që ti tregojë gjithçka të atit, me të cilin e ëma ishte divorcuar.

40-vjeçarja gjatë momenteve të intimitetit me partnerin e saj të ri, e kishte lënë derën e dhomës hapur dhe dritën ndezur, në mënyrë që e bija ta shikonte.

Babai i së miturës bëri denoncim në polici, sapo e bija e vuri në dijeni, duke bërë që Prokuroria e Benventos të nisë hetimet në mars të vitit të kaluar.

Bazuar në dëshminë e vajzës 11-vjeçare dhe djalit 6 vjeç, çështja ka përfunduar në gjykatë, shkruan noa.al.

Në 21 mars, gjykata e Benventos, me në krye gjyqtar Flavio Cusani do të marrin vendimin ndaj gruas dhe partnerit të saj. /a.y/noa.al