Transmetuar më 10-02-2018, 10:10
Publicitet

Komisioneri për çështjet e brendshme, migracionin dhe shtetësinë në Bashkimin Europian,  Dimitris Avramopoulos, do të vijë në një vizitë zyrtare në Tiranë gjatë së dielës dhe të hënës.

Mësohet se gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri do të takojë Kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Fokusi i takimeve do të jetë në sigurinë dhe menaxhimin e kufirit dhe problematikat e emigrantëve.

Po ashtu është parashikuar që gjatë së hënës të ketë një konferencë të përbashkët me ministrin Xhafaj.

Krahas takimeve të nivelit politik, komisioneri me origjinë greke Avramopoulos, do të takojë edhe kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Anastas Janullatos, i cili pak kohë më parë mori edhe shtetësinë shqiptare. /a.y/noa.al

Loading...